Shqipëria

Kush është bukuroshja që do përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe?


Paula Mehmetukaj është bukuroshja që do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin më të madh të bukurisë ‘Miss Universe’, në Miami të Shteteve të Bashkuara (SHBA).

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të dielën e 16 majit, përmes një postimi në median sociale Facebook.

“Bukuria shqiptare në çdo aspekt të saj, shfaqet në këtë video, me disa nga vendet tona më magjepsëse, e cila do transmetohet live sonte, në FoxTV”, shkruan Veliaj në postimin e tij.

Ndër të tjera, kryetari i Bashkisë i ka uruar suksese bukuroshes Paula Mehmetukaj, ndërsa falënderon dhe producentin Eduart Deda.

“Urime Paula Mehmetukaj dhe faleminderit producentit Eduart Deda, që na bëjnë krenarë, sepse Shqipëria jonë e meriton këtë dashuri dhe përkushtim”, shkruan Veliaj përkrah videos ku shfaqet bukuroshja Mehmetukaj në vendet piktoreske të Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore