Kosova

Kurti: Vlera e eksporteve të Kosovës në tri vjetet e fundit ka arritur në 2.5 miliardë euro


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në panairin e ndërtimit “Swiss Bau 2024”, ka deklaruar se në Kosovë është bërë rritja e eksporteve në tri vjetet e fundit duke kaluar shifrën prej 2 miliardë euro.

Kurti, në fjalimin e tij ka thënë se treguesit ekonomik s’janë vetëm shifra, por tregues të vizionit ekonomik të vendit.

“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e kaluara”, tha ai.

Ai tutje shtoi se, “Kosova ofron shumë prodhime cilësore”.

Kreu i ekzekutivit, ftoi bizneset zvicerane që të sjellin kapitalin në Kosovë.

Në panairin e ndërtimit Swiss Bau 2024, kanë marrë pjesë 25 kompani.

Më 15 janar, kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar në Zvicër, ku do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate të lëshuar për media.

“Pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Edhe në shtator, Kurti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kishte qëndruar për një vizitë zyrtar në Zvicër.

Kurti udhëton drejt Zvicrës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore