Lajme

Kurti takon Westerlund, diskutohen marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Suedi


Jonas Westerlund dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të marte, ka takuar ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Përmes një komunikate për media e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit pas takimit, theksohet se Kurti e Westerlund u diskutua mbi temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.

“Në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, Kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë”.

Suedia, sipas komunikatë për media, është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë.

“Suedia po jep një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore