Kosova

Kurti shpalos përjetimet nga udhëtimi në SHBA: Ja si u befasova në Chicago


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte befasuar jashtëzakonisht shumë kur udhëtoi për në shtetin amerikan të Illinois dhe vizitoi një kompani në Chicago.

“Isha dëshmitar se si një kompani e teknologjisë më shumë kishte punëtorë nga Kosova se nga Amerika”, tregoi Kurti eksperiencën e tij duke folur para audiencës në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë.

I kthyer pas tri javësh në Kosovë, kryeministri është shfaqur më optimist se kurrë.

Më parë, para 1 viti e gjysmë, në fushatë elektorale kryeministri tregonte se si Kosova është një shtet i dështuar për shkak se është shkatërruar qe 20 vjet, që s’ka demokraci, ka klepotkraci dhe gjithashtu që shkalla e lartë e korrupsionit e ka pamundësuar zhvillimin. Fliste edhe për dështimin e sistemit arsimor, derisa ka pasur raste edhe kur jepeshin ide radikale si ajo e mbylljes së universiteti fare dhe nisje nga fillimi.

Jo më.

Kurti u ka treguar diasporës në forumin e organizuar në Prishtinë se si shoqëria kosovare është jashtëzakonisht e përgatitur. Se është një popullsi me njohje shumë të madhe të gjuhëve të huaja dhe është aftë për tregun e punës, sepse është e përparuar tekonologjikisht.

Tani në Kosove, deklaroi kryeministri, diaspora nuk do të ketë nevojë të shpenzojë, por do të fitojë.

“Të kontribuohet për Kosovën, por tashmë jo duke sakrifikuar, por duke fituar, duke përfituar”, pohoi kryeministri.

“Potenciali” është shumë i madh shtoi ai, pasi  “Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor”.

Për të dëshmuar se bëhet fjalë për një vend që kryefjalë e ka zhvillimin, Kurti servoi edhe një shembull për të pranishmit.

“Ia kemi kaluar edhe Beogradit për fluturime nga Aeroporti i Prishtinës”.

Kurti në SHBA ka qëndruar rreth tri javë. Nga atje ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Botëror ku shumë liderë, biznesmen e intelektualë takohen për të parë mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore