Lajme

Kurti, politikanit serb: A është Beogradi i bukur dhe interesant si në kohën kur ishim studentë?


Çedomir Jovanoviç dhe Albin Kurti

Presidenti i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka treguar se ky i fundit e kishte pyetur se “a është ende i bukur Beogradi?”, kryeqyteti i Serbisë.

“Kurti më pyeti se ‘a është Beogradi aq interesant dhe i bukur sa kur ishim studentë?’, ka njoftuar ai përmes platformës X, derisa ka treguar se ia ka shpjeguar kryeministrit kosovar se Beogradi tani është “edhe më interesat dhe më i bukur shumë, si Prishtina”.

 

Për takimin e politikanit liberal nga Serbia me Kurtin, ka njoftuar edhe zyra për media e Qeverisë së Kosovës, e ku theksohet se ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve.

“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Jovanoviç pati njoftuar se ka vendosur të hyjë në zgjedhje për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe heshtjes së Serbisë.

Ai kishte theksuar se nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe liderit të partisë opozitare serbe “SSP”, Dragan Dilash.

“Nuk do të gënjej popullin për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim”, pati potencuar Jovanoviç.

Jovanoviç pati njoftuar se ka vendosur të hyjë në zgjedhje për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe heshtjes së Serbisë

Ai kishte theksuar se nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe liderit të partisë opozitare serbe “SSP”, Dragan Dilash.

“Nuk do të gënjej popullin për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim”, ka potencuar Jovanoviç.

Jovanoviç është i njohur për qëndrimin e tij pro pavarësisë së Kosovës dhe i ka shpëtuar disa atentateve në Beograd.

Jovanoviç për Albanian Post: S’na mësuan asgjë vitet 98-99’të, funksionojmë në një dimension të çmendur ku fshehim targa e bllokojmë rrugë – evropianëve ua konfirmuam çdo stereotip që kishin për ne ballkanasit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore