Lajme

Kurti kërkon nga IPK-ja që t’i trajtojë me efikasitet rastet e raportuara nga qytetarët


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës, ku janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.

“Në mesin e temave të diskutuara ishin dhe rëndësia e trajtimit efikas të rasteve të raportuara nga qytetarët, ruajtja e të dhënave të raportuesve si dhe trajtimi i paanshëm dhe profesional i rasteve të pranuara”, thuhet në njoftim për media të zyrës së Kurtit.

Sipas njoftimit, në takim u prezantuan angazhimet dhe arritjet e IPK-së gjatë vitit 2023 si dhe prioritetet e vitit 2024.

“Profesionalizmi dhe angazhimi i Inspektoratit Policor të Kosovës reflekton në efikasitetin dhe ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës”.

Po ashtu kryeministri e falënderoi Inspektoratin dhe përfaqësuesit për bisedën dhe përkushtimin e vazhdueshëm dhe ofroi mbështetjen e mëtutjeshme në realizimin e detyrave të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore