Lajme

Kurti i përgjigjet Vulin-it meqë ai e quajti “budalla”


Kryeminitri i Kosovë, Albin Kurti

“Vulin (ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë) ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Slobodan Millosheviçit, Mira Markoviç. Ai ka qenë zëdhënës dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që mendonin se Millosheviçi nuk është mjaftueshëm radikal. Kjo e shpjegon plotësisht se për kë bëhet fjalë dhe çka thotë kur thotë ai atë që e parafrazuat (se Albin Kurti është budalla)”, ka thënë kryeministri Kurti në konferencë për media të shtunën.

Kurti ka folur për Vulinin pasi është pyetur nga gazetarët meqë ministri serb e ka quajtur “budalla, që mund ta ndez luftën.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin të shtunën në një intervistë për Al Jazeera, ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës “zbuloi edhe një herë atë që dihet” se shqiptarët po bëjnë një “Shqipëri të Madhe” dhe se ata nuk janë të interesuar për atë që të tjerët mendojnë për të”.

Vulin, i cili i quan shqiptarët “Shiptarë”, gjithashtu shtoi se ata po bëjnë edhe Ushtrinë e Kosovës, të cilës sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së, nuk kanë të drejtë.

“Kur Kurti shpall një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, BE hesht, NATO nuk deklarohet, ndërsa QUINT-i është i painformuar”.

“Kur serbët thonë se do të bashkohen politikisht dhe kulturërisht përmes ‘botës serbe’, atëherë të gjithë shpallin dhe kërkojnë që çdo ide e bashkimit të serbëve të ndalohet dhe ndëshkohet, dhe bartësit e idesë të dëbohen nga jeta politike dhe të vendosen nën sanksione”, ka deklaruar ai.

Ai tha gjithashtu se ata që heshtin për “Shqipërinë e Madhe” duhet të heshtin edhe kur serbët marrin vendime për çështjet më të rëndësishme kombëtare së bashku.

“Ata duhet të mësojnë se gjithçka që u lejojnë shqiptarëve nuk do të jetë në gjendje t’i ndalojë serbët”, ka deklaruar Vulin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore