Lajme

Kurti e Rashiç “miqësisht” në Istog, vizitojnë dy familje të komunitetit serb


Albin Kurti gjatë vizitës në Istog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç kanë vizituar të martën familjet Miletiç dhe Komatoviç, nga fshati Drejë dhe Zhaç të komunës së Istogut.

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se “miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, kryeministri Kurti dhe anëtarët e familjes Miletiq dhe asaj Komatoviç biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit”.

“Petko Miletiç bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rashiç u njoftuan për punën që e bën kjo familje kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre. Slavisha Komatoviç, përfitues i subvencioneve në Bujqësi, u shpreh falënderues për mbështetjen e shtuar të qeverisë ndaj kulturave bujqësore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen, kreu i ekzekutivit i njoftoi për politikat sociale që po zbaton Qeveria e Kosovës dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore