Lajme

Kurti dhe Gomes diskutojnë për partneritetin midis Kosovës dhe Luksemburgut


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten e katër marsit ka pritur në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, në të cilin është biseduar për synimet dhe për përforcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Luksemburgut.

Kryeministri, ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, i cili ishte prej të parëve që ka përkrahur pavarësinë e Kosovës.

“Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

 

Ndërsa, në këtë takim kryeministri i ka bërë të ditur ambasadores për të arriturat e vitit të parë të mandatit qeverisës, “veçanërisht menaxhimin e pandemisë”.

Edhe ambasadorja Gomes, ka theksuar përkushtimin e shtetit të Luksemburgut për bashkëpunim.

“Në përmbushjen e synimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat strategjike të bashkëpunimit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore