Lajme

Kurti, Abbott-it: Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së.

Përmes një komunikate për media është thënë se ky takim u realizua në kuadër të takimit lamtumirës të ambasadorit Abbott.

“U përmend dhe rëndësia që shënon ky vit në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ku mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e shumë individëve luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në komunikatë për media.

Sipas Kurtit, ambasadori Abbott ka kontribuar në mënyrë të çmueshme në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Si vend aleat dhe partner, ajo do të vazhdojë dhe me ambasadorin e ardhshëm”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

“Kryeministri Kurti gjithashtu e uroi ambasadorin Abbott për detyrën e tij të radhës dhe i dëshiroi suksese të mëtejme”.

Më 8 shkurt, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kishte pritur në takim lamtumirës ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ku e ka vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës.

Ajo përmes një komunikate dërguar mediave ka thënë se shërbimi i Abbott në Kosovë ishte “i shkelqyeshëm”.

Po ashtu edhe më 6 shkurt, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimin, ka pritur në takim ambasadorin Abbott.

Me ç’rast kishin diskutuar për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës që ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe dinarin në territorin e Kosovës.

Diplomati britanik ndër të tjera ka njoftuar se me Bislimi është diskutuar edhe për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës në fushën e forcimit të administratës tatimore dhe doganave të Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore