Shëndet

Kur pamundësia e të shprehurit kthehet në sëmundje


Quhet psikosomatike ‘sëmundja’ që mund të na mbërthejë prej emocioneve të pashprehura, atyre që mbajmë brenda. Atyre që ndonjëherë kemi frikë për t’ia pranuar dhe vetes.

Lidhur me këtë nuk mungojnë as evidencat shkencore.

Marrim shembullin e emocioneve të këqija që i akumulojmë në formë zemërimi a inati. Nëse nuk shprehet, zemërimi rrezikon të bëhet kronik, nga ana tjetër, inati është konsideruar faktor i rrezikut nga kardiopatia.

Studiuesi, Carsten Wrosch, në universitetin e  Concordia, në Kanada, ka analizuar lidhjen mes pendimit dhe cilësisë së jetës. Ai vuri re që këto emocione, nëse i mbajmë ‘mbyllur’ për një kohë të gjatë, e çojnë organizmin drejt çrregullimeve biologjike dhe regjistrohen në sistemin endokrin, në metabolizëm, në sistemin imunitar dhe në organe të ndryshme.

Njerëzit kanë strategjitë e tyre për të përballuar ngjarjet stresuese të jetës. Teorikisht mund të dinë edhe teknikat për t’i kaluar lehtë por në praktikë nuk arrijnë t’i aplikojnë.

Për të menaxhuar emocionet e këqija propozohen disa teknika.

Një teknikë është përmes meditimit të ndërgjegjshëm. Kjo që është edhe një nga traditat antike të budizmit. Ajo bazohet në të qenit përherë të ndërgjegjshëm për të tashmen, moment pas momenti.

Teknika e dytë synon të gjejë gjithmonë mënyrën për të parë anët e mira të gjithçkaje. Pra për të interpretuar gjithçka pozitivisht.

Teknika e tretë përjashton çdo lloj emocioni negative duke i lënë mënjanë mendimet e këqija.

Në mënyrë të pandërgjegjshme, njerëzit aplikojnë teknikën e tretë që është edhe më e dobishmja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore