Sport

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në tre kontinente


Maroku, Spanja dhe Portugalia do të presin Kupën e Botës 2030 – por tre ndeshjet hapëse të turneut do të luhen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj.

Një ofertë e Amerikës së Jugut ishte paraqitur për të pritur të gjithë turneun për të shënuar 100-vjetorin e Kupës së parë të Botës dhe vendimi i FIFA-s për t’i dhënë Uruguait, Argjentinës dhe Paraguajit ndeshjet hapëse do të jenë pjesë e 100-vjetorit të turneut.

Të gjashtë vendet do të kualifikohen automatikisht në turne dhe do të jetë Kupa e parë Botërore që do të mbahet në tre kontinente.

Kupa e Botës 2030 do të nisë në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj

Presidenti i Conmebol, organit drejtues të futbollit të Amerikës së Jugut, Alejandro Dominguez njoftoi se Kupa e Botës FIFA 2030, edicioni që do të shënojë njëqindvjetorin e Kupës së Botës, do të fillojë në Amerikën e Jugut, me tre ndeshje inauguruese që do të luhen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj.

“Ne ëndërruam shumë. Kupa e Botës, njëqindvjetori, 2030 fillon aty ku filloi gjithçka. Uruguai, Argjentina dhe Paraguaj do të presin ndeshjet inauguruese të Kupës së Botës njëqindvjecare”, tha Dominguez.

Të mërkurën u mbajt Këshilli i FIFA-s, ku ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe tema e vendndodhjes së Kupës së Botës 2030.

Informacioni i komunikuar personalisht nga Dominguez u konfirmua më pas nga llogaria zyrtare në Twitter e AFA-s (Federata Argjentinase e Futbollit, Kampion Botëror në fuqi).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore