Sport

Kupa e Artë 2021 e CONCACAF, kompeticioni i radhës madhor për kombëtare


Teksa kanë përfunduar “ethet” e tifozëve për Euro 2020 dhe Kupën e Amerikës, një tjetër kompeticion madhor për shtete ka filluar të luhet, Kupa e Artë e Amerikës Veriore, Qëndrore dhe Karaibeve.

Përgjatë muajit korrik, 16 kombëtare amerikano-veriore, amerikano-qëndrore dhe nga ishujt e Karaibeve së bashku me Katarin, do të ndeshen për trofeun.

Skuadrat janë ndar në katër grupe me nga katër skuadra:

Grupi A: El Salvador, Meksikë, Trinidad dhe Tobago, Guatemala.

Grupi B: Kanada, SHBA, Haiti, Martinika.

Grupi C: Kosta Rika, Guadalupe, Xhamajka, Surinami.

Grupi D: Grenada, Honduras, Panama, Katar.

Turneu ishte programuar të mbahej në datat 1-25 korrik, por më pas u vendos të ndryshohej data dhe të zhvillohej midis 10 korrikut dhe 1 gushtit.

SHBA është përgjegjëse për organizimin e të gjithë ndeshjeve për Kupën e Artë 2021. Finalja e madhe do të mbahet më 1 gusht në “Allegiant Stadium” në Nevada. Për herë të parë në këtë turne do të përdoret VAR.

Meksika është kampionia në fuqi e Kupës së Artë. Ata e fituan trofeun në finalen e 7 korrikut 2019, duke mundur SHBA me rezultatin 1-0. Ish-lojtari i Barcelona-s dhe Villarreal-it, Jonathan dos Santos, i dha fitoren Meksikës, me golin e shënuar në minutën e 73-të.

Ky do të jetë edicioni i 16-të i Kupës së Artë. Edicioni i parë u zhvillua në vitin 1991. Meksika është kombëtarja me më shumë trofe, tetë të tille, e ndjekur nga SHBA me gjashtë dhe Kanadaja me një.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore