Shqipëria

Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen dy vëllezër në Memaliaj


Mëngjesin e 8 shtatorit, në Memaliaj, polica ka arrestuar dy vëllezër, të cilët kultivonin bimë narkotike.

Përkatësisht shtetasit S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç, , banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj. Vëllezërit në bashkëpunim me njërit-tjetrin kultivonin bimë narkotike.

Arrestimi i tyre ka ardhur në vijim të goditjes së kriminelëve në fushën e lëndëve narkotike.

Ndërkohë materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore