Libra

Kujtimet e Baronit Francez për Shqipërinë


Kujtimet e Jules Alexandre Théodore Degrand, marrin një rëndësi të veçantë në ndriçimin e të vërtetave, në një shekull trazirash historike dhe diplomatike në jetën e shqiptarëve.

Alexandre Degrand lindi në Paris në vitin 1844, ishte diplomat dhe shkrimtar, i cili u bashkua me shërbimin e jashtëm francez.

Në vitin 1874 ai ishte në Rumani si kancelar i konsullatës franceze në Galati, ku punoi me arkeologun amator Charls Champoiseau, i cili një dekadë më parë kishte zbuluar statujën “Fitorja me krahë” e Samothrakës që tani gjendet në Louvre.


Winged victory of samathrace

Më 1893 u transferua në Shkodër ku shërbeu si konsull. Ai ishte më shumë i interesuar për historinë e rajonit, parahistorinë dhe lashtësinë, vizitoi shumë fortesa, kisha mesjetare dhe rrënoja, duke shënuar ato që pa dhe që dëgjoi nga njerëzit vendas.

Dy vjet pas largimit nga Shqipëria, studimet e tij shqiptare i përmblodhi në një libër që mbeti referencë për historinë.

Libri u botua në vitin 1901 në Paris me emrin “Souvenirs de La Haute Albanie” (Kujtimet e Shqipërisë së Epërme).

Ky libër ishte një përshkrim i dokumentuar mirë i Shqipërisë së Veriut, aty flitet për historinë e lashtë të shqiptarëve dhe shoqërohet edhe me shumë fotografi të jashtëzakonshme.

Gjithashtu tregohet edhe zbulimi i varrezave të Komanit, të cilat sipas vendasve janë quajtur “Mali i Varreve” për arsye së janë gjendur në majë të malit.

Nga gërmimet ka dalë në pah qytetërimi i hershëm i Komanit.

Degrand zhvarrosi disa varre, që përmbanin rivarrime me sende. Mendimi i tij, bazuar në rrallësinë e objekteve të gjetura aty, ishte se kjo popullsi i përkiste antikitetit.

Dendësia ekstreme dhe pasuria e asambleve të varreve provokuan një masë teorish midis studiuesve, mbi përkatësinë etnike.

Të gjithë studiuesit, udhëtarët dhe arkeologët që vizituan Shqipërinë e veriut, ishin shumë të intriguar nga varrezat e Dalmace.

Pas Luftës së Dytë Botërore, politika arkeologjike shqiptare e konsideroi vendin si themelorë për rindërtimin e historisë mesjetare të Shqipërisë.

Një pjesë e artefakteve të gjetura atje, në varret Ilire të Komanit dhe në fortesën e Dalmacit iu dhuruan Muzeut të Antikiteteve të Saint Germain në Laye, pranë Parisit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore