Pajisje

Kufjet Dyson të pajisura me pastrues ajri


Kompania Dyson ka hedhur hapin e parë drejt teknologjisë së veshjes.

Ajo ka prezantuar një palë kufje që bien në sy, të cilat vijnë me një maskë që pastron ajrin.

Të quajtura Dyson Zone, kufjet janë krijuar për të trajtuar çështjen në rritje të ndotjes së ajrit. Dhe pritet të dalin në shitje në vjeshtë.

Kufjet e dizajnuara për të anuluar zhurmën, vijnë me një motor, ventilator dhe filtra ajri në çdo anë.

Ajri thithet përmes filtrave, duke kapur ndotës si azoti, dioksidi i squfurit dhe pluhuri.

Më pas, ajri i pastruar kanalizohet në hundë dhe gojë nëpërmjet mekanizmit të ngjitur magnetikisht në fund të kufjeve. Sipas kompanisë, është 97 për qind efektiv në marrjen e ajrit të pastër në mushkëri.

Ekzistojnë katër mënyra pastrimi, në varësi të faktit nëse përdoruesi është duke ecur në rrugë apo është i ulur diku.

Kufjet përdorin sensorë për të gjurmuar frymëmarrjen dhe sforcimin dhe më pas kalojnë ndërmjet modaliteteve.

Gjithashtu shoqërohen nga një aplikacion që lejon përdoruesit të specifikojnë vendndodhjen e tyre dhe përcakton kur filtri duhet të zëvendësohet.

Kanë edhe një mbulesë për fytyrën që vendoset poshtë maskës.

Nga ana tjetër, produkti ka katër orë jetëgjatësi të baterisë në modalitetin me filtrim të ulët ose një orë e gjysmë orë në filtrim të lartë.

 

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore