Futboll

Ku do të shkojë Messi pasi të largohet nga Barcelona?


Kandidati për pozicionin e Presidentit tek Barcelona, Agusti Benedito, ka thënë se largimi i Lionel Messi-t nga klubi ka shumë të ngjarë të ndodhë gjatë verës së këtij viti.

Në gjashtë muajit e fundit të kontratës së tij tek ekipi katalanas, Messi pati bisedime me Manchester City-n dhe Paris Saint-Germain-in për një tranfertë potenciale te cilido prej klubeve.

Benedito, i cili shpreson të zgjidhet si pasardhës i Josep Maria Bartomeu-t më vonë këtë muaj, është shprehur për ‘ESPN’ mbi situatën e Messi-t:

Do të ishte lajm shumë i mirë për klubin nëse Messi vendos të qëndrojë, por nuk jam aspak optimist për këtë.

Unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që ai të qëndrojë në Barcelonë, duke pasur parasysh situatën në të cilën po jeton klubi.

Messi ka vend të veçantë tek Barcelona. Ai ka qenë tifoz dhe lojtar i Barcelona-s për më shumë se 20 vjet, pra, ka marrë e ka dhënë shumë me dhe për ekipin. Rezultati më i mundshëm që shoh është se ai na lë në verë.”, mbylli Benedito.

Nga ana tjetër, Messi ka komikuar me ish-trainerin e tij, Pep Guardiola, për një ribashkim te Manchester City, gjë që e përforcon mundësinë e tij për të luajtur në ligën angleze./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore