Lajme

Kryetari i Gjilanit për Hazirin: I dha mbështetje projektit të ndarjes së Kosovës


Alban Hyseni dhe Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka akuzuar ish-kreun e kësaj komune tani nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Hazri, se e ka mbështetur ndarjen e Kosovës në vitin 2019, pasi sipas tij, i priu procesit të decentralizimit në baza etnike si ministër i Pushtetit Lokal në vitin 2005.

“I dha mbështetje projektit të ndarjes së Kosovës në vitin 2019 dhe u vetë ofrua për të draftuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si nënkryetar i LDK-së, tash Lutfiu e kreu edhe shërbimin e radhës duke kontestuar pronësinë e aseteve të Kosovës e duke i dhënë të drejtë publikisht Serbisë për të kërkuar hise në to”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai ka ironizuar edhe me iniciativën e LDK-së të quajtur “rruga pa Kurtin” për ta nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar pas sanksioneve që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës.

“Lutfiu edhe sot është nënkryetari i LDK, njëherësh i ngarkuar me përgjegjësinë për dialogun me Serbinë dhe bashkëpunimin regjional. Kështu në fakt duket ‘rruga pa Kurtin’.

Ndryshe, zgjedhjet lokale të vitit 2021, Alban Hyseni kishte marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë.

Ky i fundit pas tetë vjetësh qeverisje në Gjilan u mposht nga Alban Hyseni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore