Lajme

“Kryeministër mos na shkel në gjak” – fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së kërkojnë dorëheqjen e Kurtit


Protesta në Prishtinë, kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti ndaj Oliver Ivanoviç-it.

“Historia nuk ndryshohet”, “kryeministër mos na provoko”, “kryeministër mos na shkel në gjak”, janë disa nga pankartat identifikuese të protestës së fëmijëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë vjen pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviç, të cilin Kurti e ka lavdëruar për “angazhimin politik”, teksa ka kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.

Njëri nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, në një fjalim para mediave kërkoi sqarim nga kryeministri se përse e bëri këtë veprim të cilin e ka cilësuar si të “rëndë”.

Sipas tij, pas një fjalimi të tillë për Ivanoviç-in, kreu i ekzekutivit ka hapur plagë të vjetra.

“Në një grup fëmijësh dëshmorësh, e kemi thirrur këtë protestë paqësore për të shprehur zemërimin tonë të thellë ndaj përpjekjeve të përsëritura të përfaqësuesve tonë politikë, për të shtrembuar historinë, për kompromise politike brenda një masterplani politike”.

Protesta në Prishtinë, kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti ndaj Oliver Ivanoviç-it.

“Viteve të fundit, kemi pasur deklarata të pamatura dhe veprime destruktive. Rasti i fundit është deklarata e kryeministrit Kurti ndaj Oliver Ivanoviç-it, ky veprim i Albin Kurtit ishte veprim i rëndë, fjalët që i tha kryeministri ishin shigjeta që ranë pikërisht në plagët që populli i ka akoma të hapura”.

Një gjest i tillë sipas protestuesve, ka treguar se kryeministri, “është kundër popullit të vet”.

Fëmijët e dëshmorëve, kanë kërkuar që politikanët të ndalohen duke mbrojtur agjendat e armiqëve.

Protesta në Prishtinë, kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti ndaj Oliver Ivanoviç-it.

“Fjalimi i Albin Kurtit, ishte rast më i shëmtuar si një kryeministër që është kundër popullit të vet. Prandaj, në këtë protestë duam t’i themi kryeministrit dhe politikanëve, “stop më”, në këtë protestë duam t’i themi secilit politikanë pa dallim partie se nëse nuk jeni të aftë ta mbroni këtë popull dhe sakrificën e tyre dorëhequri dhe mos na torturoni dhe mos kontribuoni në agjenda të armiqve”.

Gjatë protestës ata nuk ndaluan duke bërë thirrje ndaj kryeministrit që të “mos na shkel në gjak”.

Pas marshit protestues, këto pankarta janë vendosur në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Protesta në Prishtinë, kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti ndaj Oliver Ivanoviç-it.

Kurti, përmes një video-mesazhi ka lavdëruar angazhimin politik të Ivanoviç-it dhe ka kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.

Edhe Partia Socialdemokrate, të mërkurën ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku kanë vendosur fotografinë e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviç dhe një kurorë lulesh ku është shkruar “i pikëlluar Albin Kurti”.

Lideri i kësaj partie, Dardan Molliqaj deklaroi se deklaratat e Kurtit në përvjetorin e vrasjes së Ivanoviç-it janë “skandaloze dhe të papranueshme”.

Fjalimi i Kurtit për Ivanoviç-in në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij ka nxitur reagime të mëdha edhe te partitë tjera opozitare.

“Ish-politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, ka vrarë qindra shqiptarë, krimineli mbetet gjithmonë kriminel”, kishte thënë për Albanain Post, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani.

Ndryshe, Kurti, përmes një video-mesazhi ka lavdëruar angazhimin politik të Ivanoviç-it dhe ka kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore