Lajme

Kryediplomati i BE-së bën thirrje për “pauzë të armiqësive” në Gaza


Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell kërkon një “pauzë të armiqësive” për të lejuar ndihmën humanitare në Rripin e Gazës.

Kjo, pas bombardimeve intensive gjatë natës në territorin bregdetar.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Gaza është në errësirë të plotë dhe izolim ndërsa granatimet e rënda vazhdojnë”, shkruan Borrell në mediat sociale. “Shumë civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë. Kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thotë ai.

Kryediplomati evropian theksoi se “një pauzë e armiqësive nevojitet urgjentisht për të mundësuar aksesin humanitar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore