Lajme

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo: Gati plani për pastrimin e “Qytetit të Dritave”


Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, ka ndërmarrë një nismë, nëpërmjet të cilës synon të zbukurojë edhe më shumë “Qytetin e Dritave” – kryeqyteti i Francës njihet ndryshe si ai me më shumë drita.

Kjo fushatë, e cila u publikua në internet, do të përmirësojë situatën në rrugët e qytetit.

Sipas një plani të vitit 2015, banorët mund të mbillnin lule rreth pemëve në trotuar.

Por, me sa duket, sipas nënkryetarit të bashkisë, Emmanuel Gregoire, kjo nismë do të anulohet, pasi janë kthyer në shqetësuese për qytetin.

Shumë kopshte amatore janë shndërruar në hapësira me mbeturina, çka është e papranueshme.

Nënkryetari premtoi se do të ndërmerren masa shumë të rrepta mbi ndotjen e qytetit.

Në gjysmën e parë të vitit 2021, në mediat sociale ishin vetë banorët që publikuan video me mbishkrimin “Parisi i shkatërruar”, duke sjellë imazhe të grumbujve me mbeturina dhe stola të kalbur.

E gjithë revolta ishte kryesisht drejtuar krerëve të bashkisë së qytetit, për “zëvendësimin ose neglizhimin e trashëgimisë unike arkitekturore të Parisit” – duke përfshirë stolat rrugëve të qytetit – të lëna trashëgim nga mesi i shekullit të 19-të nën udhëheqjen e Napoleon-it III.

Megjithëse zyra e kryebashkiakut fillimisht e denoncoi si një “fushatë shpifjeje”, autoritetet e qytetit po marrin masa.

Gregoire tashmë ka përcaktuar tetë pika që synojnë përmirësimin e qytetit.

Ai pranoi të martën se fushata “kishte qenë e dobishme në atë mënyrë që na detyroi të pyesnim veten dhe të reagonim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore