Shqipëria

Krujë: Arrestohen dy të rinj për kultivim lëndësh narkotike


Policia e Krujës mëngjesin e 14 prillit ka finalizuar operacionin “Çinar”, duke arrestuar dy shtetas për kultivim të lëndëve narkotike. Ndërsa në pranga janë vënë edhe dy punonjës të OSHEE-së.

Konkretisht shtetasit Gj. G., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe G. P., 18 vjeç, banues në Krujë, kishin përshtatur një magazinë për kultivimin e lëndëve narkotike me anë të llambave. Ata e furnizonin ambientin me një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sakaq A. H., 22 vjeç, banues në Krujë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe L. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, me detyrë lexues i aparatit matës, pranë OSHEE-së u arrestuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kërkim janë shpallur edhe pronari i magazinës, shtetasi V. B., 38 vjeç, banues në Krujë,dhe dy bashkëpunëtorët e tij D. V., 32 vjeç dhe L. V., 31 vjeç, banues në Krujë (vëllezër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim,  “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore