Sport

Kroos flet për mosmarrvëveshjet që kishte me Guardiolën në Bayern Munich


Toni Kroos ka diskutuar mosmarrëveshjen që kishte me trajnerin aktual të Manchester City-t, Pep Guardiola, kur të dy ishin te Bayern Munich.

Debatet u ndezën pasi Guardiola vendosi të zëvendësojë Kroos në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Stuttgartit, me mesfushorin që shprehu shqetësimin e tij duke hedhur dorezat në terren.

Ky gjest frustroi Guardiolën, i cili vendosi të lërë Kroos në stol për dy ndeshje radhazi.

Ylli aktual i Real Madrid-it e pyeti drejtorin sportiv të atëhershëm të Bayern Munich-ut, Matthias Sammer nëse mund të fliste me trajnerin për të zgjidhur problemin.

“Ne patëm një bisedë të mirë dhe ishim në gjendje ta zgjidhnim problemin brenda pesë minutave”, tha Kroos për podcastin Einfach mal Luppen që ai drejton me vëllain e tij Felix.

“Nuk isha dakord me ndryshimin, pikë”.

“Ndoshta ishte e rëndësishme për Guardiolën që kërkova të flisja vetë me të”.

“Vetëm sepse nuk shkoj në pushime me njerëz të caktuar nuk do të thotë se jam ndarë nga klubi në një mosmarrëveshje”.

Kroos dhe Guardiola ishin së bashku në Bayern Munich në sezonin 2013/2014. Në fund të atij sezoni, mesfushori gjerman vendosi të mos rinovojë kontratën e tij dhe përfundoi nënshkrimin për Real Madrid-in në këmbim të 25 milionë eurove.

“Më pëlqeu të luaja për Guardiolën”, tha Kroos për The Athletic.

“Dhe, sigurisht, mund të kisha rinovuar kontratën time me Bayern-in”.

“Por unë nuk besoja se do të ishte një ide e mirë të nënshkruaja një marrëveshje vetëm për trajnerin”.

“Ai donte që unë të rinovoja kontratën time, por çfarë kuptimi kishte nënshkrimi i një kontrate pesëvjeçare nëse ai do të largohej para kësaj?”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore