Sport

Kroatët e ‘Bad Blue Boys’ përballen me akuza të rënda në Greqi


Tifozët e Dinamo-s së Zagrebit (Bad Blue Boys) të cilët udhëtuan në Greqi në fillim të kësaj jave dhe u përpalsën me vendasit e AEK-ut të Athinës, duke lënë dhe një të vrarë, tashmë po përballen me akuza të rënda në gjykatë.

Në orët e vona të të hënës, një grup i tifozëve kroat, së bashku me disa përkrahës së skuadrës tjetër greke Panathinaikos, rivale e AEK-ut, u bënë bashkë dhe sulmuan ultrasit kundërshtarë.

Si pasojë e përplasjes së ashpër mbeti i vrarë një tifoz i AEK-ut, 22 vjeçar. Më pas policia greke bëri të ditur se kishte arrestuar rreth 100 tifozë nga të dyja krahët, ku mes tyre ishte dhe një shqiptar.

Tashmë mbi të arrestuarit e ardhur nga Kroacia rëndojnë disa akuza. Të gjithë antarët e “Bad Blue Boys” të Dinamo-s përballen mes të tjerash me akuza për përfshirje në organizate kriminale. Nëse shpallen fajtor, ata do të dënohen deri në 10 vite burgim.

Kujtojmë që UEFA nuk i kishte lejtuar tifozët e Dinamo-s të udhëtonin në transfertën e Athinës. AEK do të pritste Dinamo-n për ndeshjen kualifikuese në Champions League, por takmi u shty pas përplasjes së tifozëve.

Për të shmangur pengesat nga policia greke në kufij, sipas raportimeve, rreth 200 ultras korat shfrytëzuan kalimin nga Shqipëria për të kaluar në tokën greke, duke u hequr si turistë.

Pas ngjarjes, një kroat u arrestua në kufirin me Shqipërinë, nëntë në hotel në Athinë, 82 në vendngjarje dhe shtatë të tjerë gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut.

UEFA shtyn ndeshjen AEK-Dinamo Zagreb pas vrasjes së një tifozi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore