Sport

Krisje totale mes Allegrit dhe Chiesas


Federico Chiesa - Max Allegri

Marrëdhënia mes trajnerit të Juventus-it, Massimiliano Allegri dhe Federico Chiesa-s është prishur dhe tani po përkeqësohet.

Sipas një raporti të gazetarit italian, Giovanni Albanese të “La Gazzetta dello Sport”, tensionet vazhdojnë të rriten mes trajnerit të Juventusit, Allegri dhe Chiesa-s për kohën e lojës dhe organizimin taktik.

Allegri po përpiqet të menaxhojë kohën e ndeshjes mes Chiesa dhe Kenan Yildiz, por ai po e humb italianin.

Kamerat e “DAZN” e kapën 26-vjeçarin duke thënë “Unë jam gjithmonë zëvendësuesi i parë” kur trajneri i bardhezinjëve e nxori nga fusha herët kundër Torino-s javën e kaluar.

Përveç çështjeve të kohës së lojës, Chiesa është kundër formacionit të zakonshëm të Juventus-it 3-5-2, ku ai vendoset si sulmues. Ai është një anësor natyral dhe prandaj mendon se pozicioni i sulmuesit qendror dëmton stilin e tij të lojës.

Allegri besohet se ka pasur një bisedë me Chiesa-n kohët e fundit dhe i ka kërkuar atij të shënojë më shumë gola, por italiani mbetet i palëkundur në paraqitjen si anësor, gjë që mund të mos jetë e mundur në klub tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore