Tanët

“Krenaria e veprimtarisë time”


Majlinda Kelmendi, gjatë mëngjesit të sotëm, u eliminua nga ‘Tokyo 2020’ pas humbjes në raundin e parë.

Kampionja e shumëfishtë botërore, evropiane, medalistja e artë, e para në histori të Kosovës, në Tokyo s’e vazhdoi mirë.

Por, përkundër të gjithave, mesazhet për të kanë qenë pozitive dhe mbështetëse.

Plot kanë kujtuar sukseset e saj, duke e falënderuar për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën.

Ndër ta, ishte dhe trajneri Driton Kuka, që me një mesazh shumë emocionues, i drejtoi Majlindës disa fjalë të bukura dhe prekëse.

“Krenaria e veprimtarisë time”.

“Majlinda të falenderoj për jetë!”

“Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane!”

“Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin shqiptar t’u ka shpërblyer gjatë karrieres”.

“Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë”.

“Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!”

“Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht”.

“Kokën lartë Majlinda”

“Krenar me ty deri në frymën time të fundit…”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore