Lajme

Kremlini nuk i tërheq pretendimet e tij ndaj rajonit të Kherson-it


Rusia vazhdon ta konsiderojë Kherson-in, i cili u pushtua dhe u aneksua, si territorin e saj, pavarësisht tërheqjes së trupave ruse në bregun e majtë të Dnieper-it në rajonin Kherson.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore “TASS”, duke cituar zëdhënësin e Kremlin-it, Dmitry Peskov.

Peskov nuk foli për vendimin e ushtrisë në lidhje me Kherson-in.

Zyrtari rus nuk komentoi gjithashtu fjalët e ekspertëve në lidhje me situatën rreth rajonit të aneksuar, por deklaroi se “një operacion special ushtarak është në vazhdim”.

Sipas përfaqësuesit të Kremlin-it, rajoni Kherson “mbetet pjesë e Federatës Ruse, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim”.

Pasditen e 9 nëntorit, ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu, tha se Rusia ka vendosur të tërhiqet nga bregu i djathtë i Dnieper-it.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se tërheqja e trupave ruse nga rajoni Kherson në bregun e djathtë do të ishte një fitore tjetër për Ukrainën në luftën kundër Federatës Ruse.

Ndërsa ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace beson se deklaratat ushtarake ruse për tërheqjen nga bregu i djathtë i Dnieper-it në rajonin Kherson duhet të trajtohen me kujdes.

Çfarë fshihet pas tërheqjes ruse nga Khersoni?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore