Lajme

Kremlini kërcënon të “çmilitarizojë” prodhimin e Bayraktar-ve në Ukrainë


Sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse, Dmytro Peskov, shprehu irritimin e Kremlin-it se në Ukrainë mund të fillojë prodhimi i dronëve luftarakë turq “Bayraktar” dhe kërcënoi ta shkatërrojë atë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore “RIA Novosti”.

“Nëse uzina ‘Bayraktar’ krijohet në Ukrainë, atëherë do të çmilitarizohet menjëherë”, u shpreh Peskov.

Më 8 gusht, u bë e ditur se prodhuesi i dronëve “Bayraktar” tashmë është regjistruar në Ukrainë dhe ka blerë një ngastër toke për ndërtimin e një fabrike.

Gjithashtu, qeveria ukrainase miratoi një javë më parë një marrëveshje dypalëshe për ndërtimin e uzinës dhe e dërgoi atë në parlament për ratifikim.

Në shkurt, gjatë takimit të presidentëve në Kiev, Ukraina dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për zgjerimin e prodhimit të mjeteve ajrore pa pilot nga kompania turke Baikar në Ukrainë.

Drejtori i prodhuesit turk të dronëve “Baykar”, Haluk Bayraktar dhe drejtori i Fondacionit “Come Back Alive”, Taras Chmut nënshkruan një memorandum për partneritet të mëtejshëm në Stamboll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore