Lajme

Krasniqi për Rugovën: Ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, në përvjetorin e 16 të vdekjes.

Kryetari i PDK-së ka thënë se Rugova ka lënë gjurmë të mëdha të pashlyera në historinë e Kosovës në përpjekjen për liri dhe pavarësi të vendit.

“Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi”.

Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova

Krasniqi ka thënë se Rugova kishte urtësi dhe ishte i përkushtuar “për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Në fund lideri i PDK-së ka shtuar se në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, Kosova nderon “jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore