Lajme

Krasniqi : Nëse Kurti tërhiqet, i marr përgjegjësit për ta udhëhequr vendin


Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tërhiqet, kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, thotë se është i gatshëm “t’i marr përgjegjësitë për ta udhëhequr me vendin”.

“Unë shpresoj që kryeministri, që ka marrë besimin e kaq shumë qytetarëve, nuk është njeri që dorëzohet”, tha Krasniqi në një intervistë për EO.

Por, është i bindur që kjo Qeveri nuk do ta përfundojë mandatin.

Sipas tij, shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet.

Duke folur për formimin e Asociacionit, ai potencoi se askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Sërpska.

Sipas tij, kërkesë e ndërkombëtarëve është formimi i Asociacionit në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Asociacioni do të jetë pjesë e diskutimeve të planit franko-gjerman. Askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Sërpska të re. Askush nuk ka kërkuar as në të kaluarën nga Kosova që të krijojë asociacion nuk është në pajtim me kushtetutën”, shtoi ai.

Krasniqi ka potencuar se Kurti duhet ta trajtojë seriozisht këtë koncentrim të interesimit dhe të ndihmesës ndërkombëtare.

Kreu i PDK-së theksoi se plani franko-gjerman në vete ngërthen mbi të gjitha një koordinim ndërkombëtar që se kemi parë në raport me Kosovën qe shumë vjet.

“Kurti dhe Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën dhe angazhimin e tyre për ta diskutuar planin franko-gjerman, por për ta pranuar si të tillë tash dhe e mira është që nuk është një kërkesë mere ose leje, por që të shprehin gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar dhe negociuar tekstin i cili duhet të rezultojë tekst final me përfshirje të sa më shumë aspirtat shtetërore të Kosovës sepse e rëndësishme është marrëveshja finale e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore