Lajme

KQZ-ja publikon shpenzimet e partive politike, prin LVV-ja pastaj PDK-ja dhe LDK-ja


Foto: Albanian Post.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar shpenzimet e tremujorit përmes raportit të publikuar nga muaji korrik dhe shtator të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit të KQZ-së nga shpenzimet e tre mujorit prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me 330 mijë e 599.3 euro, e dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 164 mijë e 358.7 euro.

Pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 142 mijë e 421.05 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 61 mijë e 666.25 euro.

VV-ja për paga dhe mëditje ka shpenzuar 193 mijë e 572,08 euro.

Shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, edhe LDK-ja përgjatë tre muajve më së shumti shpenzoi për paga ndërsa totali i shpenzimeve nga kjo parti për tre muaj janë 142 mijë e 421.05 euro.

Shpenzimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shpenzimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Po ashtu edhe PDK-ja shpenzimet më të mëdha gjatë tremujorit të tretë i pati në paga, ndërsa gjithsej shpenzime për tre muaj pati 164 mijë e 358.71 euro.

Shpenzimet e Partisë Demokratike e Kosovës.
Shpenzimet e Partisë Demokratike e Kosovës.

Më së paku shpenzime për tre mujorin korrik-shtator, e pati Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me vlerë 61 mijë e 666.25 euro.

Shpenzimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Shpenzimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Për çdo vit, nga Buxheti i Republikës së Kosovës ndahen mjete për subjektet politike parlamentare, të cilat kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mjetet Financiare të dedikuara për subjektet politike, në bazë të ligjit, janë transferuar në llogaritë e secilit subjekt të cilët janë përfitues nga ky fond.

Ndërsa mjetet e ndara për Grupet Parlamentare janë menaxhuar nga sekretari i Sekretariatit të KQZ-së dhe me kërkesat e Grupeve Parlamentare janë kryer të gjitha transaksionet e nevojshme për shpenzimet e aktiviteteve të Grupeve Parlamentare.

Subjektet Politike, në bazë të memorandumit të nënshkruar me Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë obliguar që të raportojnë për çdo tremujor për shpenzimin e mjeteve që iu është transferuar në llogarinë e subjektit politik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore