Përballje

Kosovë: Sot politika heshtë, flet futbolli


Dita e shtunë është heshtje për partitë politike, por, jo edhe në fushën e futbollit.

Pas një pushimi prej gati 3 muajsh, ekipet kosovare u rikthyen në fushën e blertë për të zhvilluar xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës.

Tre pozicionet e para në ligë, hapën stinorin e tyre me fitore duke mos e ndërruar as radhitjen tabelare.

Drita siguroi fitore minimale kundër Llapit. Ata nuk shënuan deri në minutën e 74, sepse terreni ishte i mbushur me borë dhe ishte e vështirë paraqitja e mirë.

Astrit Fazliu ishte golashënuesi i Dritës në fitoren prej 1:0 që i siguroi atyre 3 pikë.

Ballkani filloi stinorin me një performancë dominonte ndaj ekipit Besës në Pejë me rezultat 0:3. Po ashtu ishte edhe loja e parë në Superligë për trajnerin e ri të Ballkanit, Blendi Shkëmbi i cili nuk dëshpëroi drejtuesit e klubit.

Edvin Kuc hapi lojën me golin e parë, dhe pastaj Blend Baftiu shënoi edhe dy gola për ta siguruar fitoren që nga pjesa e parë.

Sot u zhvillua edhe ndeshja në mes të Prishtinës dhe Drenicës. Ekipi  kryeqytetas arriti fitore prej 3-1.

Pjesa e parë përfunoi me rezultat 1-1 ku golat i shënuan Alban Shillova për Prishtinën dhe braziliani Denisson për ekipin e Drenicës.

Në pjesën e dytë Prishtina dominoi duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Epërsinë Prishtinës i’a dha mbrojtësi Leonit Abazi dhe më pas, për rezultatin 3:1 shënoi Gentian Muca.

Rënditja tabelare nuk ka ndryshuar as në këtë fillim të gjysmësezonit pranveror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore