Lajme

Kosovë: Sërish debat për energjinë elektrike në Kuvend


Kuvendi i Kosovës

Çështja e shtrenjtimit të tarifës për energji elektrike në Kosovë, sërish do të diskutohet në Kuvend.

Të hënën e 24 janarit, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të  mblidhen për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në rend të ditës kjo seancë ka vetëm një pikë, debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

Mbledhja e kryesisë së kuvendit do të mbahet në ora 11, ndërkaq seanca pritet të nisë në 12.

Shtrenjtimi i tarifës së energjisë elektrike ka ardhur si propozim i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kososvë, të cilën e ka aprovuar Qeveria e Kosovës.

ZRrE ka ardhur në këto propozime në bazë të kërkesave të KEDS dhe KESCO, dhe sipas kësaj zyreje konsumatorët do të ndahen në pesë kategori: a, b, c, d, e.

Sipas ZrRE-së vetëm kategoritë (d) dhe (e) të cilat tejkalojnë konsumin e 600 kËh afektohen nga shtrejntimi i energjisë elektrike, gjë që gjithsesi, posaçërisht në muajt nëntor-prill. një familje mesatare në Kosovë i shpenzon.

Një gjë e tillë është kundërshtuar rreptësishtë nga opozita dhe qytetarët e Kosovës, me arsyetimin se të hyrat mesatare në vend nuk e përballojnë një rritje të tillë enorme të çmimit të energjisë elektrike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës propozoi rezolutë që mos të ngritet çmimi i energjisë, ndaj të cilës Lëvizja Vetëvendosje abstenoi.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos i miratojnë, respektivisht të mos i pranojnë tarifat e propozuara për ngritje të çmimit të energjisë”, ishte pika e parë e Rezolutës së propozuar nga AAK.

Ndërkaq zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka thënë se propozimet e ZRrE-së janë ende në fazën e propozimeve dhe konsultimeve.

”Duhet të kemi parasysh se propozimet e ZRrE-së janë ende në fazën e konsultimeve, megjithatë duke u bazuar në propozimet aktuale, me subvencionim të qeverisë, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 600kËh”, pati deklaruar deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore