Lajme

Kosovë: Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra komerciale


Policia kufitare e Kosovës të premten e 8 prillit, ka njoftuar se ka arritur të parandalojë një rast të kontrabandës në Kosovë.

Bazuar në komunikatën për media gjatë aksionit, policia ka ndaluar një automjet, i cili ishte futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut dhe  barte mallra të ndryshme komerciale.

“Njësia Task-Forcë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022” rreth orës 11:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, është arritur të identifikohen një kamion ngjyrë e kaltër, me  targa vendore drejtuar nga i dyshuari me iniciale M.M. shtetas kosovar”, thuhet në komunikatë.

“Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e  mallrave të ndryshme komerciale  si pjesë makinash,  gjera ushqimore (lajthi), barna  stimuluese “kamagra”etj.   Vlera e totale e mallit  mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës”, vazhdon njoftimi.

Automjeti i sekuestruar nga Policia e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore