Lajme

Kosovë: Oficeri korrektues kapet duke kontrabanduar lëndë narkotike


Brenda Sherbimit Korrektues te Kosoves

Suspendohet oficeri korrektues, kapet duke futur lëndë narkotike në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë

Një oficer i Shërbimi Korrektues të Kosovës, është suspenduar pasi që u zu duke futur lëndë narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Ai u diktua se po tenton të kontrabandojë lëndët narkotike në kohën e pranim dorëzimit të detyrës. Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q., u gjet substanca e palejueshme.

Lidhur me rastin, janë njoftuar Njësitë Antidrogë i Policisë së Kosovës. Pas konfiskimit të materialit të palejueshëm, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim  të mëtutjeshëm.

Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedura e brendshme disiplinore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore