Zgjedhjet në Kosovë

Kosovë: Nesër mësohet me çfarë numrash do garojnë partitë


Të hënë do të merret vesh cila parti çfarë numri do të ketë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Në një komunikatë për media zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër, një shkurt, mbahet shorti.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës”, ka njoftuar Elezi.

Një ditë më pas, me dy shkurt, fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, e cilat zgjatë deri me 12 shkurt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore