Lajme

Kosovë: Mbi një mijë gjoba të trafikut në 24 orët e fundit


Ilustrim

Policia e Kosovës e ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit, ku shihet se për këtë periudhë në Kosovë janë raportuar një mijë e 119 gjoba trafiku.

Ndërkaq, 618 gjoba janë shqiptuar për mosrespektim të masave anti-Covid.

Bazuar në raportin policor, në Kosovë gjithashtu janë shkaktuar 13 aksidente trafiku, ndërsa me të lënduar 17 me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka venë gjithsej 478 tiketa për mos respektimin e masave anti-COVID-19.

Gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ndërsa 15 persona janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

Vetëm gjatë së shtunës, më 22 janar janë raportuar një mijë e 357 gjoba trafiku dhe 478 tiketa për mos respektimin e masave anti-COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore