Përballje

Kosovë: KB Trepça afër qëndrimit në Superligë


Trepça ka fituar sfidën e parë të fazës “Play-out” në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll, ndaj Istogut në Klinë me rezultat 70:99.

Istogasit e nisën mirë ndeshjen, ku çereku i parë përfundoi me shifrat 25:17 në favor të tyre.

Më pas mitrovicasit treguan fuqinë e tyre, të cilët çerekun e dytë e fituan me epërsi prej 12:25, deri sa rezultati në semafor pas 20 minutash ishte 37:42 në favor të Trepçës.

Gjithashtu edhe çereku i tretë dhe i katërti i takoi mysafirëve nga Mitrovica të cilët dominuan lojën në përgjithësi dhe në fund arritën të triumfojnë me 29 pikë dallim.

Pra, Trepça ka bërë një hap të mirë drejt qëndrimit në Superligë, derisa ndeshja e radhës do të zhvillohet të enjten në palestrën e sporteve në Mitrovicë.

Në “pay-out”, skuadra e cila shënon dy fitore, siguron pjesëmarrjen në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll në edicionin e ardhshëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore