Lajme

Kosovë: Identifikohen tri lejeqëndrimi të falsifikuara në Aeroport


Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka identifikuar tri leje qëndrimi të një shteti tjetër, ku dyshohet se të njëjtat janë falsifikuar nga një udhëtarë me iniciale K.K.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perëndimor, ku edhe kanë hasur në personin në fjalë, viti i lindjes i të cilit është 1997.

Policia e Kosoves.

“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyre mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se leje qëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit”.

“Gjithashtu, gjatë hetimeve intensive të autoriteteve policore dhe ekzaminimeve të kryera janë zbuluar dhe identifikuar edhe dy leje qëndrime të të njëjtit shtet të cilat dyshohen po ashtu si të falsifikuara. Bazuar në dyshimet e ngritura, rasti është përcjellë për procedura të mëtejme tek njësiti i hetimeve për kompletim dhe procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim të policisë për rastin në fjalë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore