Lajme

Kosovë: Dyshime për grip të shpezëve në katër lokacione


Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka dyshime për paraqitjen e gripit të shpezëve tek shpezët në katër lokacione të ndryshme në Kosovë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se kemi dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes ‘’Gripi i Shpezëve’’(Avian Influenza) tek shpezët ne fermat e ekonomive familjare në katër lokacione në vend”, thuhet në njoftimin e AUV.

Sipas AUV “autoritet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes”.

“Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë. Të ngritët niveli i biosigurisë ne ferma, për të penguar përhapjen e sëmundjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpezëve të egra dhe atyre shtëpiake, vendosja dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes se personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt me fermat e prekura me këtë sëmundje”.

“Kafshëve, bashkë me inspektorët veterinarë zyrtarë dhe veterinarët e terrenit në bashkëpunim me fermerët e shpezëve do të punojmë për menaxhim sa më të mirë të situatës për parandalimin e përhapjes se kësaj sëmundje tek shpezët”.

AUV ka kërkuar nga qytetaret dhe fermerët qe të mos krijojnë panik.

“Situata është dhe do të mbahet në kontroll përmes bashkëpunimit dhe respektimit të masave të vendosura”, thuhet njoftimin e AUV.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore