Kosova

Kosovë: Aksident i rëndë në Gjakovë, tre të vdekur


Tre persona kanë mbetur të vdekur në një aksident në fshatin Raçë të Gjakovës, mëngjesin e së shtunës.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sipas tij “vetura ku tre personat ishin brenda, ka dalë nga rruga”.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalë ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë tre persona”, tha Gjurkaj.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.

“Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, ka potencuar Gjurkaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore