Sport

Kosova U21 e hap fazën eliminatore me fitore


Ka filluar faza kualifikuese për EURO U21.

Kosova, në grup me Shqipërinë, Slloveninë, Anglinë, Çekinë dhe Andorrën, synon kualifikim në Evropianin e vitit 2023.

Verdhekaltërit e hapën fazën e tyre kualifikuese me ndeshjen përballë Andorrës.

Që para fillimit, Kosova u konsiderua favorit absolut në këtë ndeshje.

Dhe, këtë e shfaqën në lojë, por jo me gola, deri në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Tetë minuta para fundit, Dion Berisha i Augsburg shënoi për 1-0.

Vetëm tre minuta më vonë, Mark Marleku shënoi për 2-0, duke shfrytëzuar asistimin e Diamant Berishës.

Kosova është aktualisht në vendin e dytë në grup, pas Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore