Sport

Kosova U19 deklason Gjibraltarin


Kombëtarja U19 e Kosovës në konkurrencën e fmerave i ka nisur me këmbë të mbarë kualifikimet në Kampionatin Evropian, duke e deklasuar atë të Gjibraltarit me rezultat 7:0.

Vashat e reja kosovare e zhbllokuan rezultatin që në minutën e pestë, kur realizoi Flondra Behrami.

Në minutën e 18-të, Behrami shënoi edhe golin e dytë, derisa dy gola po në pjesën e parë i shënoi edhe Albulena Guri.

Për 5:0 u përkujdes Elma Kadriu, që shënoi nga penalltia në minutën e 49-të, ndërsa golat nuk u ndalën me kaq.

Goli i gjashtë u shënua nga Erisa Popaj në minutën e 84-të, për të pasuar me të shtatin që u realizuar prej Vesa Paçarizi në minutën e parë shtesë.

Kosova U-19 është lidere me këtë fitore me tre pikë në Grupin 5 të Ligës B, derisa aty bën pjesë edhe Bullgaria.

Kujtojmë se fitueset e shtatë grupeve të Ligës B, do të promovohen në Ligën A, ku do t’i vazhdojnë kualifikimet në kuadër të raundit të dytë.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta luajë kundër Bullgarisë më 14 nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore