Sport

Kosova publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit


Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit shtator, në kualifikimet e Kupës së Botës.

Interesant është se Challandes edhe për këto ndeshje nuk e ka ftuar Bernard Berishën, i cili po kalon formë mjaftë të mirë me ekipin e tij rus, Akhmat Grozny.

Gjithashtu nuk është ftuar as Arbër Zeneli, i cili është i lënduar, derisa për herë të parë do të luajë për Dardanët, Astrtit Selmani, i cili para pak ditësh mori leje nga UEFA.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Gjeorgjisë në udhëtim më 2 shtator, pastaj dy ndeshjet e radhës do ti luajnë në shtëpi.

Më 5 shtator e pret Greqinë, derisa tre ditë më vonë edhe Spanjën.

Dardanët grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00.

Kosova nga dy ndeshjet e para nuk ka marrë asnjë pikë, duke u mposhtur nga Spanja dhe Suedia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore