Sport

Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikuesit për Eurobasket


Kosova ndodhet në Grupin H, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën. Dy ndeshje do të zhvillohen si vendas dhe dy si mysafirë.

Fituesi i secilit grup (katër grupe gjithsej) do të kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues 2025, ndërsa datat e ndeshjeve shumë shpejt do të bëhen të ditura.

Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët jemi përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.

Grupi H:

Zvicra

Danimarka

Kosova

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore