Sport

Kosova fiton tri medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të Kick-boksit


Kick-boksierët e rinj nga Kosova, kanë fituar tri medalje të bronzta në Kampionatin Evropian Wako të Kick-boksit, që u mbajt në Budva të Malit të Zi, për kadet të vjetër dhe junior.

Dalmat Salihaj në kategorinë deri në 60 kilogramë, Dardan Syla në atë 71 kilogram dhe Doneta Menxhqi e cila garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë, u ngjitën në podium.

Salihaj në raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e mundi boksierin nga Azerbajxhani, Akbar Asadov, kurse në gjysmëfinale u mund nga rusi Zaev Danil.

Ndërkohë, Syla dhe Menxhiqi, u mposhtën në gjysmëfinale, ku deri aty shkuan pa luftë të zhvilluar.

Komiteti Olimpik i Kosovës uron kick-boksierët kosovarë dhe Federatën e Boksi të Kosovës për suksesin e arritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore