Shqipëria

Korçë/ Zani Çaushi kërkon ndryshimin e llojit të sigurisë në burg


Të martën ka mbërritur në dyert e gjykatës së Korçës, Myrteza Çaushi i njohur ndryshe si Zani Çaushi.

Bëhet me dije se seanca përkon me kërkesën e ndryshimit të llojit të sigurisë së burgut. Ajo është parashikuar të zgjasë deri në orën 15:30. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të masave anticovid.

Zani Çaushi i është rikthyer edhe njëherë kërkesës së tij për lirimin me kusht, por është hera e parë që ka kërkuar ndryshimin e llojit të sigurisë.

Çaushi vuan dënimin në siguri të lartë në IEVP, Drenovë.

Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i bandës së “Çoles” në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore