Lajme

Konspiracionisti Alex Jones urdhërohet të paguajë 4.1 milionë dollarë për pretendimet e rreme


Në gjyqin për shpifjen e Alex Jones, trupa gjykuese e urdhëroi teoricienin e konspiracionit të ekstremit të djathtë të paguante 4.1 milionë dollarë dëmshpërblim.

Këtë, për pretendimet e përsëritura se të shtënat vdekjeprurëse në shkollën Sandy Hook ishin mashtrim.

Në Austin, Teksas, gjyqtarët dhanë verdiktin e tyre kundër Jones. Ai ishte shumë më i ulët se 150 milion ëdollarë ose më shumë që paditësit kishin kërkuar që trupa gjykuese t’i jepte.

Në një deklaratë në emër të prindërve të një viktime të Sandy Hook, padia e së cilës e vuri në lëvizje gjyqin, avokati Mark Bankston ka thënë se “Jones nuk do të flejë i qetë sonte”.

Sipas tij, klientët e vet Neil Heslin dhe Scarlett Lewis ishin “të entuziazmuar me rezultatin dhe mezi prisnin t’i përdornin mirë paratë e Jones”.

Heslin dhe Lewis, djali i të cilëve Jesse Lewis u vra gjatë të shtënave masive, gjatë gjyqit detajuan vuajtjet mendore, kërcënimet me vdekje dhe ngacmimet që u përballën nga konservatorët e skajshëm pasi Jones shkroi se 20 fëmijët dhe gjashtë të rriturit e vrarë në masakrën e vitit 2012 nuk kishin vdekur.

Jones ka pretenduar për vite se viktimat dhe të dashurit e tyre ishin “aktorë të krizës” që kryenin një hile të përpunuar për të detyruar kontrollin e armëve.

Në dëshmi, ai kërkoi falje dhe pranoi se masakra e vitit 2012 në shkollën fillore në Newtown, Connecticut, ishte “100 për qind e vërtetë”.

Dhjetë nga 12 gjyqtarët nënshkruan vendimin, i cili ishte numri minimal i nevojshëm për një vendim, sepse çështja ishte civile dhe jo penale.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore