Lajme

Konfiskohet sasi e madhe municionit në Lipjan


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme municioni në Lipjan, ku më pas është arrestuar edhe pronari i tyre.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 armë të gjata, një pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme e municionit”, njoftoi policia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet janë raportuar në Drenas, Suharekë, Gjakovë dhe Pejë. Tre nga të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt, njëri është dërguar në mbajtje.

Ndërsa një person në Prishtinë ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore