Lajme

Komplot kundër monarkisë, dënohen dy jordanezë


Pas një procesi gjyqësor të mbushur me akuza për tradhti brenda familjes mbretërore të Jordanisë dhe ndërhyrjes nga Arabia Saudite, një gjykatë jordaneze ka shpallur fajtor ish-këshilltarin e Mbretit Abdullah II.

Së bashku me një kushëri të monarkut, ata janë dënuar me 15 vjet burg, të hënën e 12 korrikut, me akuzën se “po përpiqeshin të destabilizonin mbretërinë”.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Jordanisë tha se Bassem Awadallah, një ish-shef i gjykatës mbretërore në Jordani, i cili u bë këshilltar i princit të kurorës Saudite dhe Sharif Hassan bin Zeid u shpallën fajtorë për kryengritje.

Këta të fundit u arrestuan në prill. Pjesë e grupit ishte edhe vëllai i vogël i Mbretit Abdullah Princ Hamzah, i cili dërgoi sinjale tronditëse nëpër mbretëri dhe ngriti alarm në Shtetet e Bashkuara.

Këto të fundit e konsiderojnë Jordaninë një nga aleatët e saj më të afërt të sigurisë dhe inteligjencës në Lindjen e Mesme.

Gjyqi filloi në muajin qershor, në një seancë me dyer të mbyllura, në periferi të Amanit, kryeqyteti i Jordanisë.

Princi Hamzah, djali i mbretit Husein dhe gruaja e tij e katërt dhe e fundit, Mbretëresha Noor e lindur në Amerikë, premtuan publikisht besnikëri ndaj Mbretit Abdullah dhe nuk do të përballen me gjyqe. Ai u vendos në arrest shtëpie në prill dhe iu kufizuan lëvizjet dhe komunikimet e tij.

Awadallah dhe Sharif Hassan u akuzuan se kishin ndihmuar në organizimin e një komploti të pretenduar nga Princi Hamzah për të nxitur disidencën në mbretëri kundër mbretërimit të vëllait të tij.

Nënkoloneli Muwafaq al-Masaeed, një gjykatës ushtarak, njoftoi vendimin pas gjykimit me dyer të mbyllura. Një gjykatë më e lartë ka 30 ditë kohë për të konfirmuar ose prishur vendimin.

Avokatët e dy jordanezëve thanë se ata do të apelojnë dhe se nuk e konsiderojnë vendimin si një dënim derisa të ratifikohet nga gjykata më e lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore